Basha: Arrestimet e anëtarëve të PD, raprezalje politike - News, Lajme - Vizion Plus

2019-06-14 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lulzim Basha reagoi nga selia e PD në lidhje me arrestimet dhe shoqërimet e militanteve dhe drejtuesve të kësaj force politike ne Librazhd pas incidenteve në takimin e Ramës të enjten pasdite.Basha i konsideroi ndalimet e zyrtare te PD në LIbrazhd, një raprezalje e hapur politike.Dje gjatë mbrëmjes dhe vonë gjatë natës policia politike e Edi Ramës ka ndaluar dhjetëra anëtarë dhe mbështetës së Partisë Demokratike në Elbasan dhe Librazhd dhe ka arrestuar:? dy drejtuesit e Partisë Demokratike të Librazhdit, Kryetarin, zotin Bujar Vreto dhe Sekretarin zotin Erlind Gurra;? dy drejtuesit e PD-së Prrenjas, Kryetarin zotin Arjan Karriqi dhe Sekretarin zotin Leonard Ozuni;? ish-deputetin dhe ish-kryetarin e PD-së Elbasan, zotin Aurel Bylykbashi;? si dhe dy mbështetës së Partisë Demokratike Dashamir Boja nga Gostima dhe Bujar Kllojku nga Librazhdi.Këto veprime janë raprezalje të hapura politike ndaj kundështarëve politikë dhe qytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës.Ato vinë mbas ndalimit të rreth 500 anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike gjatë pesë muajve të fundit. Ndërkohë mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike mbahen në arrest në burgje.Qindra qytetarë të tjerë që kanë protestuar kundër qeverisë nga Kukësi në Shkozë, tek Unaza e Re dhe kudo në Shqipëri janë ndaluar, keqtrajtuar, rrahur, dhunuar dhe arrestuar në mënyrë të paligjshme këto muajt e fundit.Lideri I opozitës shtoi se Rama është në panik total nga humbja e pushtetit dhe po përdor institucionet pra policinë dhe prokurorinë.Arrestimi i kundërshtarëve politikë nga Edi Rama është bilanc regjimesh represive. Raprezaljet e fundit politike të Edi Ramës kanë një qëllim të qarta politik:Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t?u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal.Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kerkon të tërheqë me vetetë gjithë Shqipërinë.Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës.U bëj thirrje policëve dhe prokurorëve që e ndjejnë veten njerëz të ligjit dhe të rendit të mos u binden urdhrave politikë dhe të paligjshëm të autokratit të korruptuar dhe të inkriminuar Edi Rama dhe të veglave të tij. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël:Asgjë dhe askush nuk e ndal betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas, deri në triumfin e demokracisë mbi narkoshtetin.