Xhaçka në Gjermani: Stabiliteti i rajonit, pararojë e sigurisë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-06-14 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë vizitës së saj në Gjermani është pritur në një takim homologia e saj gjermane Ursula von der Leyen, ku kanë biseduar  rreth intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe perspektivës europiane të vendit tonë.Gjatë takimit të tyre Xhaçka dhe Ursula von der Leyen u ndalën gjerësisht tek proceset integruese të vendit drejt familjes evropiane dhe mbi votën e pritur për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë.Në fjalën e saj ministrja është shprehur se e ka informuar homologen gjermane për rëndësinë e këtij momenti jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin në tërësi.?Ndamë të njëjtin qëndrim se perspektiva evropiane e Shqipërisë është alternativa e duhur dhe se integrimi i Shqipërisë dhe i rajonit në strukturat euro-atlantike është domosdoshmëri për modernizimin dhe evropianizimin e vendeve tona por edhe domosdoshmëri për sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe rajonit si pararojë e sigurisë dhe stabilitetit të vetë Evropës?.Gjithashtu në këtë takim ,inistrja Xhaçka shprehu bindjen e plotë se Shqipëria, falë edhe mbështetjes së vazhdueshme të aleatëve të saj sikurse është Gjermania, do të ecë përpara drejt procesit të integrimit.?Unë besoj se Shqipëria ka bërë shumë përpara falë punës, përpjekjes, reformave në interes të vendit dhe të shqiptarëve, por edhe falë mbështetjes së miqve tanë, aleatëve si Gjermania. Jam e bindur që me ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të tyre do të arrijmë të ecim përpara në procesin e integrimit në këtë udhëkryq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe të rajonit dhe do t?ia dalim t?u njohim shqiptarëve gjithë sa meritojnë dhe sa kanë bërë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane".

Free Traffic Exchange