#rtvora
Opozita nisi aksionin për përgatitjen e protestës së radhës. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi në orën 12 aleatët, ndërsa në orën 18 të pasdites do të mbledhë organet drejtuese.
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha në një deklaratë për mediat se zgjedhjet do bëhen kur të jetë larguar Edi Rama.
Ndërsa theksoi se protestat do vazhdojnë pa dhënë një datë.
Fatmir Mediu: Kemi thënë që është e mundur që brenda 6 muajve të organizohen zgjedhjet me largimin e Edi Ramës, me qeverisje tranzitore që garanton të gjitha parametrat për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri, ndoshta edhe më pak se kaq. Por ajo që është më e rëndësishme është që ne duhet të largojmë problemin nga qeverisja dhe problemi është Edi Rama.
Gazetarja: Protestat do të vijojnë?
Fatmir Mediu: Të gjitha
Sot, në orën 18.00, mbledhje e jashtëzakonshme e Kryesisë së PDSH, Grupit Parlamentar, Kolegjit të Kryetarëve dhe Kryetarëve të Bashkisë, me rend dite: Caktimi i detajeve të vijimit të aksionit politik, si dhe reagimi i PD pas arrestimeve politike të drejtuesve të PD në qarkun Elbasan".
Opozita do vijojë protestat për largimin e kryeminsitrit Edi Rama, ndërsa dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit e ka cilësuar si fitore të parë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/opozita-mobilizohet-protesten-e-radhes
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz