Kryeministri, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe Ulsi Manja është ndalur të flasë edhe për dekretin e Metës, ku sërish e ka cilësuar si në kundërshtim me ligjin.
"Rëndësi ka që nga pikëpamja ligjore gjërat të bëhen me ligjet. Befasi për historinë e Republikave parlamentare në botë, jo më në Shqipëri. Hodhe firmën, nuk e çfirmos dot firmën. Është pjesë e planit, nuk është lajthitje", tha Rama.