Rama në kafe me banorët e Njësisë -11: Qenka marrë i pandehur Basha? Pastrim i pastër parash!

2019-06-14 0

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie, ish-sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi janë marrë të pandehur nga Prokuroria për lobimin rus në SHBA. Kjo ka qenë temë e bisedës së kryeministrit Edi Rama me banorët e njësinë nr.11, ku kryeministri tha se është pastrim i pastër parash, teksa hoqi një paralele se çfarë mund të kishte ndodhur nëse ai do të kishte bërë të njëjtën gjë si Basha.

Rama: Është marrë i pandehur? Ai është pastrim i pastër parash, minimumi. Imagjono ta kishim ne, se çfarë kush e di se ku do ishim.

Veliaj: Do ishim ekzekutuar...

Rama: Më kishte shkruar njëri në Facebook "Luli ekperiment i Rusisë, për të parë deri në çfarë pike mund të duroj mileti pa u çmend.

Manja: Është e qëllimshme, nuk i kanë raportuar

Rama: Nuk është punë raportimi, por duhet të tregojnë nga i kanë nxjerrë.

Manja: S'ka burimin e parave

Rama: Gaboi keq shumë, që pas marrëveshjes se e komleksuan ata. E vetmja që prej lideri që ka bërë, ka qenë marrëveshja.

Free Traffic Exchange