Kryemadhi urdhër LSI-së: Më 30 qershor duhet të merremi me qendra votimi

2019-06-13 0

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon me idenë për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit! Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI ka bërë thirrje që më 30 qershor ata do të kenë punë me qendrat e votimit. Ajo ka thënë për simpatizantët e LSI që të bëhen gati pasi koha ecën shumë shpejtë.

Kujtojmë se tre ditë më parë një vendim për tu bërë pengesë në zgjedhjet e 30 qershorit është marrë edhe nga ana e Partisë Demokratike. Në kryesinë e PD është vendosur që të ketë aksione opozitar në të gjithë vendin për të ndaluar mazhorancën të zhvillojë zgjedhjet, e më konkretisht në qytetet ku Rama ka takime elektorale. PD këtë aksion e pagëzoj "Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë" por që 'dhunon' zgjedhjet lokale.

Ndërkohë në fjalën e saj Kryemadhi ka folur edhe për dekretin e presidentit Meta për të zhdekretuar zgjedhjet, duke thënë se Meta ka parandaluar sulme terroriste të mundshme në protestën e 8 qershorit.

Kryetarja e LSI më pas ka hedhur sulme ndaj kryeministrit Rama duke bërë një paralajmërim të fortë për të.

" Nga drejtësia nuk kanë frikë ata që japin dorëheqjen. Nga drejtësia kanë frikë ata që ikin me dhunë nga pushteti. Dhe kush ikën me dhunë nga pushteti ka fundit më të tmerrshëm", ka deklaruar Kryemadhi.

Kujtojmë se mbledhje Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI, vjen vetëm pak orë nga konferenca e liderit demokrat, Lulzim Basha që mbajti me gazetarët. Basha duke komentuar vendimin e presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet u shpreh se nuk do të ketë asnjë marrëveshje dhe dialog me Edi Ramën kryeministër.