Kallëzim penal për Edmond Cajën në prokurori, Tufa: Do të kallëzohen edhe emra të tjerë

2019-06-13 4

Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit nën drejtimin e Agron Tufës për herë të parë ka ngritur një padi në Prokurorin e Krimeve të Rënda në Tiranë ndaj ish-komandantit të kamp-burgut të Qafë-Barit, Edmond Caja, për veprën penale ?Krime kundër njerëzimit?. Kjo iniciativë është marrë në përvjetorin e pushkatimit të heronjve të revoltës së Qafë-Barit.

Ndër të tjera në padinë e ngritur nga Agron Tufa thotë se: ?Ky kallëzim penal ka një parahistori me akuza të ndërsjella, dy qytetarëve shqiptarë me nënshtetësi shqiptare, Ermira Dine edhe Edmond Caja. Ky gjyq u zhvillua në Gjermani edhe rezultoi me dorëheqjen e padisë së Edmond Cajës. Në dijeninë tonë ekziston një kallëzim penal, që është bërë në Gjermani, nga një ish- i dënuar i Qafë-Barit ndaj Edmond Cajës. Në Shqipëri është e para padi e kësaj kategorie, që kanë ushtruar dhunë konceptuake, fizike edhe psikike, me objektiv skllavërimin e plotë të ish të dënuarve politik në kamb-burgun e Qafë-Barit?.

Tufa shton më tej se ISKK që ka kontakt me arkivat edhe kujtesën e të mbijetuarve ka ndeshur vazhdimisht informacione të shumta dëshmi për veprimet sadiste, për dhunën edhe humbjen e gjymtyrëve ndaj ish- të burgosurve.

?Një ndër ta është Edmond Caja, që fill pas revoltës së Qafë_Barit, është protagonisti kryesor ndaj kësaj dhune të ushtruar. Çdo zyrtarë ka të drejtë që të bëjë kallëzim penal për persona konkret. Në këtë rast ne shfrytëzuam këtë hapësirë ligjore, duke pasur edhe dëshmitë gojore të ish- të burgosurve politikë. Mendoj se nuk ka asgjë të keqe, që ish- komandanti të përballet me viktimat e veta, që i ka torturuar edhe pushkatuar, Tom Ndoja edhe Sokol Sokoli, por edhe Sandër Sokoli vdiq nga trotuat. Pas kësaj revolte Edmond Caja mori edhe ngritje në detyrë, deri në vitin 1989. Besoj se drejtësia do të bëjë punën e vet. Ne kemi bërë një detyrë qytetare për zbardhjen e krimeve të komunizmit, ushtrimin e dhunës, depresionalizimin dhe skllavërimin ndaj këtyre qytetarëve fatkeq, që u dënuan pa të drejtë. Siç e thotë edhe vet Edmond Caja, që nga viti 1953, Konventa e Shqipërisë me vendet e botës ishte që të burgosurit nuk duhet që të punonin me punë të rënda, aq më pak në minierë, siç ishte ajo në Qafë-Barë?.

Rreth 17 dëshmitarë sot nën cilësinë e viktimës të mbijetuar nga burgu famëkeq politik i Qafë-Barit (1982-1990), e paraqesin komandantin e Togës së Policisë së këtij burgu, Edmond Cajën, si një dhunues sadist, që rrihte, torturonte edhe gjymtonte e dënonte ish të burgosurit e pambrojtur.

Free Traffic Exchange