#rtvora
Institucioni i Presidentit i bën thirrje KQZ që të zbatojë vendimin e Presidentit, mbi dekretin që shfuqizon datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në një konferencë, këshilltari Bledarj Dervishaj tha se akti i presidentit është bazuar në argumentet kushtetuese.
"Dekreti i është dërguar KQZ për zbatim sipas ligjit. Ky organ është i detyruar ta zbatojë asgjë. Çdo anashkalim i detyrave nga ky institucion është i patolerueshëm nga ligji."
Duke komentuar debatet në Parlament, këshilltari Derivshaj tha se Presidenti i vlerëson ato si retorika toksike që nuk i shërbejnë zgjidhjes së krizës.
Dervishaj sqaroi se mandati i këshilltarëve bashkiakë nuk përfundon në 8 gusht. Këshillat bashkiakë aktualë- tha këshilltari i Metës, - do të ushtrojë funksionet deri në krijimin e këshillave pasardhës.
Edhe njëherë institucioni i Presidentit i bën thirrje palëve që të reflektojnë dhe ti përgjigjen pozitivisht ftesës së Metës për dialog.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tjeter-konference-nga-presidenti-meta-ne-oren-1700
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz