http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama i ka vijuar sulmet në derjtim të Presidentit Meta dhe opozitës.Nga Prrenjasi ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, kreu I qeverisë duke u ndalur tek rezoluta e PS e miratuar në Kuvend për datën e zgjedhjeve, iu drejtua presidentit duke I kërkuar që ta lexojë me qetësi e kthjelltësi rezolutën dhe të kërkojë ndjesë.Rama tha se 30 qershorin nuk e ndal dot as presidenti Meta e as opozita.?Më tha Taulanti që Presidenti kishte nxjerrë ca ekspertë që paskan thënë që ai po rishikon mundësinë e një date tjetër dhe deri atëherë kryetarët e bashkive do të rrinë në zyrë. Një tjetër pjellë e një imagjinate të dalë nga kontrolli për të çuar vijën e konfliktit matanë 30 Qershorit, që është vulosur dhe nuk e ndalon dot, as Ilir, as Saliu dhe as artisti me fallxhoren. Dua ti them Ilirit, sot e filluam me të po e vijojmë me të, që ta lexojë me qetësi dhe kthejlltësi rezolutën e miratuar me 100 vota. Të reflektojë mbi opinionin e Kuvendit dhe të mos e trashë më tutje zullumin ky është futur, pasi ne dhe populli nuk ka shans të merren peng.?