Teatër për të tërhequr vëmendjen nga lidhjet e qeverisë me krimin, e cilësoi Lulzim Basha mocionin për debat dhe rezolutën e miratuar nga parlamenti që i hap rrugë nisjes së procedurave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Pas kësaj lëvizjeje thotë se fshihet frika e kryeministrit Rama nga reforma në drejtësi, të cilin e akuzoi si bllokues të aspiratës europiane të shqiptarëve.
?Ai e ka tmerr dhe frikë hapjen e negociatave, e ka tmerr dhe frikë hapjen e kapitujve 23-24. Përpjekja e Ramës bëhet me një dhe një qëllim, që Rama të ketë mundësi të negocioje për kokën e tij. Kushdo e kupton se ai që do të kapë reformën në drejtësi është Edi Avdylaj. Ka nevoje të largojë vëmendjen që është kapur duke vjedhur zgjedhjet dhe pasuritë tuaja publike.?
Nga kreu i shtetit nuk pret asnjë zgjidhje për krizën politike në vend. Për ndalimin e asaj që e cilësoi grusht shteti, Basha thotë se përballjen do ta vijojë në sheshe me shqiptarët.
?Unë nuk i kam kërkuar asgjë dhe nuk do t'i kërkoj asgjë Presidentit të Republikës, sepse unë nuk besoj se zgjidhja e krizës vjen përmes akteve të Presidentit. Edi Rama ka faktuar që Rama nuk do t'ia dijë për Kushtetutën, drejtësinë as për miqtë ndërkombëtarë. Qytetarët kanë forcën kurajën dhe vendosmërinë për të mos lënë që vendi të shkojë në kushtet e një grushti shteti."
Poshtë hodhi edhe akuzat e Kryeministrit për financime ruse dhe një hetim të nisur ndaj tij në SHBA.
?Nëse ka një skenar rus në Shqipëri, zbatuesi e ka emrin Edi Astrit Rama Avdylaj.?
Basha mohoi çdo pakt e marrëveshje me Ramën duke ritheksuar kushtin e panegociueshëm, atë për largimin e kryeministrit.
Tv Klan