Kryemadhi: Vendi ynë e ka kujtesën e shkurtër, Rama shkatërroi procesin e hapjes së negociatave

2019-06-13 0

Kryetarja e LSI, Kryemadhi ka thënë në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar i LSI-së se Edi Rama nuk ka marrë asgjë që ka në jetë me zotësinë e tij por vetëm duke i blerë gjërat.

Më pas Kryamdhi duke sjellë në mend kohën kur PS ishte në opozitë duke pretenduar se kryeministri Rama bënte thirrje që të mos hapeshin vizat.


"Në fakt ne nuk kemi një politikan, por kemi një të sëmur patologjik. Ai i ka marrë meritat nëpërmjet pagesës shantazhit, blerjes së moralit të çdokujt. Një njeri që i ka arritur çdo gjë duke bërë kompromise e kthen në njeri patologjik. Ky njeri merr peng të ardhmen e shqiptarëve. Rilindja me LSI morën një Shqipëri në NATO dhe gati duke marrë statusin gandidat. Por LSI nuk votonte tre ligje për një kryetar qarku të Fierit, pasi votat e tyre të LSI votuan për një anëtar tjetër ishte një vendim politik. Nëse e mbani mend, se vendet në tranzicion siç jemi ne memorjen e kanë shumë të shkurtër ky njeri që na betohet për integrimin, e mbani mend se si kërcënonte për të mos liberalizuar vizat për shkak se do të largohen 1 milion shqiptarë. Në më pak se 28 muaj ky ka shkatërruar procesin Shqipërisë do ti rikthehen vizat. Është një vendim i holandezëve. Tani ka filluar procesin edhe Zvicra."