Basha: Me Edi Ramën në pushtet Shqipëria po shkon drejt një grushti shteti

2019-06-13 0

Në një konferencë për gazetarët, lideri demokrat Lulzim Basha u shfaq me një siguri pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit duke thënë se Shqipëria sot po shkon drejt një grushti të shtetit pasi Rama qeveris duke bashkëpunuar me kriminin.

Por ndonëse ky i fundit ka deklaruar se datë e re do dakordësohet me marrëveshje mes palëve politike, Basha u shpreh i vendosur se nuk do të ketë asnjë marrëveshje dhe dialog me Edi Ramën kryeministër.

Basha tha se nuk i ka kërkuar dhe nuk do t'i kërkojë asgjë presidentit Meta. Ai deklaroi se vendimi i kreut të shtetit nuk ka asnjë moment pauze, dhe se protestat do të vijojnë.

Por kryedemokrati ra në kontradiktë teksa tha se Edi Rama ka faktuar që Rama nuk do t'ia dijë për miqtë ndërkombëtarë, në një kohë kur këta të fundit kanë kërkuar që zgjedhjet të bëhen më 30 qershor dhe palët të nisin dialogun për zgjidhjen e krizës.