#rtvora
Kuvendi ka votuar me shumicë vota rezolutën e mazhorancës kundër Presidentit Meta, i cili ka shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.
Rezoluta mori 100 vota pro, 7 jo, dy abstenim dhe një nuk votoi.
Në një seancë maratonë, deputetët diskutuan në lidhje me vendimin e Presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.
Rama nga foltorja e Kuvendit akuzoi presidentin së bashku me opozitën se po kërkojnë të vrasin zgjedhjet.
Kryeministri tha se akti i Metës është antikushtetues dhe se mazhoranca mbetet e patundur për të zhvilluar vendoret me 30 qershor.
Kundër shkarkimit të Presidentit Meta u shprehën deputetët Ralf Gjoni dhe socialisti Bashkim Fino. Ndërsa Pandeli Majko tha se politikisht, vendimi i Presidentit është i drejtë, po nuk qëndron i tillë nga ana juridike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/betohet-ne-kuvend-deputeti-me-i-ri
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz