Në Athinë është shkatërruar një organizatë të trafikut të drogës. 6 persona, shqiptarë e grekë, kanë rënë në pranga ndërsa është shpallur në kërkim kreu i grupit.
Sipas policisë, janë asgjësuar rreth 12 mijë e 800 rrënjë kanabis, në një plantacion që u zbulua në vendin e quajtur Stefani të Beotisë, 50 kilometra larg kryeqytetit. Gjatë aksioni janë sekuestruar disa armë e një shumë e konsiderueshme parash. Sipas mediave greke, nëse kjo sasi kanabis do të hidhej në treg, fitimi do të ishte 6 milionë Euro. Sipas vlerësimit të policisë plantacioni funksiononte prej disa vitesh.
Vetëm investimi në infrastrukturë përllogaritet në 1 milion Euro.
Zbulimi i këtij plantacioni i ka dhënë shkas medias gjermane të konkludojë se Shqipëria dhe Greqia janë prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në Europë.
Kreu i grupit është një shqiptar, i shpallur në kërkim, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia.
Tv Klan