Zguri: Te nderpritet organizimi i zgjedhjeve

2019-06-13 0

Dekreti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve më 30 Qershor u bë sërish objekt debati në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Shkak u bë kërkesa e Partisë Uniteti Kombëtar për çregjistrim nga procesi zgjedhor.

"Pse vërtet mendoni se në Fletore Zyrtare vendosen akte të pavlefshme. Si mundet një institucion të gjykojë sipas intersave të veta apo mendimit të tij të momentit. Personalisht nuk dua të merrem me kompetencën apo të drejtën e Presidentit për të nxjerrë dekret, e mohoj kategoriksiht. Nuk jam Gjykatë Kushtetuese që të shikoj ligjshmërinë e dekretit. Bëhet fjalë për një dekret që është botuar në Fletoren Zyrtare, kush jam unë që duhet të përplasem dhe ballafaqoj vendimarrjen me këto dy institucione. Unë i qëndroj mendimit që kisha në mbledhjen e parë dhe atë të botimit të Fletores Zyrtare. Ky diskutim që po bëjmë po tejkalon atë që është shkruar këtu. Mendoj që KQZ duhet të ndërpresë organizimet për zgjedhjet, pasi ka një dekret të Presidentit dhe është hedhur në Fletoren Zyrtare", u shpreh Klement Zguri.

Por kërkesa e anëtares së KQZ Edlira Jorgaqi për të marrë fjalën, solli sërish përplasje me kryetarin Klement Zguri çka solli edhe largimin e tij nga mbledhja.

Zguri - Jorgaqit: Kur unë flas, do të thotë që jam i fundit, nuk duhet ta marrësh fjalën. Nëse do, mund të vazhdosh.

Më pas KQZ hodhi poshtë me 4 votat e përfaqësuesve të mazhorancës kërkesën e partisë Uniteti Kombëtar për çregjistrimin nga procesi.

Tv Klan