RTV Ora - LIVE/ Anulimi i 30 qershorit, Rama: Çfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria?

2019-06-13 0

#rtvora #dekretiimetes #edirama
Kryeministri Edi Rama po flet në Kuvend për dekretin e Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Rama: Fatkeqësisht dhe jo rastësisht ky Kuvend sot është i detyruar të merret me një akt brutal, transgresiv, të papërgjegjshëm dhe të patolerueshëm të Ilir Metës. E pyes shpesh veten: Çfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria? kujt i ka bërë Shqipëria më shumë ndere se këtij njeriu, të cilin pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë si askënd tjetër në histori edhe kryeministër, edhe kryetar Kuvendi dhe President të Republikës.

Kujt më shumë se Ilir Metës i janë falur përçarjet, hiletë dhe skandalet dhe i është dhënë kaq e kaq herë mundësia të rilindë i penduar, i burrëruar, i kthjelluar. Kujt përpara Ilir Metës i takon të pyesë veten çfarë mund të bëjë që t'ja laj sadopak Shqipërisë detin me borxhe që i kam, që tu laj sadopak shqiptarëve padallim lumin me borxhe që i kam, që tu lajë sadopak socialistëve dhe zgjedhësve të mi borxhet e të gjitha rasteve kur më kanë mbëshetur në përpjekjet e mia, më kanë toleruar zararet dhe rrëshqitjet e mia.Janë pyetje retorike. Historia e shtetit shqiptar nuk e gjen një të dytë politikan me të cilin Shqipëria të ketë qenë kaq zemergjerë. Këto pyetje na çojnë edhe te përgjigjet e rreshqitjes më të fundit të Ilir Metës.

Iliri është mësuar si s'ka më keq ta tundojë Zotin e tij, ta përqeshë fatin e tij, ta shkelmojë të mirën e tij duke u bërë me vend e pa vend protagonist ku Metës asnjëherë nuk i mjafton roli që ka, vendi ku ndodhet, maja ku ngjitet. Jo President por Mbret të gjithë shqiptarëve po ta shpallin shqiptarët, jo vetëm Shqipërisë por tërë trojeve dhe viseve shqiptare, prapësepraë Ilir Meta nuk do të ndihej mirë, nuk do qëndronte drejt, nuk do të ndalej së tunduari fatin e vet.

Rama: Pse Presidenti u bashkua me Berishën?

Edi Rama: Me pakënaqësinë e tij të pashërueshme, me pamundësinë e tij të pashpjegueshme, pagjumësinë e tij të pangushëllueshme sot ne jemi dëshmitarë të një tjetër zarari të madh dhe të kotë, të dëmshëm dhe të papranbueshëm të Presidentit të Republikës.Për cilën arsye në botë duhej të bashkohej me zjarrvënësin dhe telashinn e saj historik, Sali Berishën, në përpjekjen e dëshpëruar të këtij të fundit për të ridjegur dhe bërë lëmsh Shqipërinë?

Për cilën arsye Presidenti do të merrte përsipër shkeljen më skandaloze përmes fshirjes së firmës së tij me vetë firmën e tij? Për cilën arsye në botë Presidenti duhej të bëhet një trillues qesharak shkaqesh të paqena për të justifikuar një budallallëk që do të shënohet si rast unikal në historinë e republikave parlamentare të planetit tonë? Ka vetëm një arsye që i shpjegon të gjitha me dy fjalë: Ilir Meta. Të kërkosh jashtë këtyre fjalëve shkaqet e kësaj marrëzie antikushtetuese është e kotë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/anulimi-i-30-qershorit-rama-cfare-kerkon-me-shume-ilir-meta-nga-shqiperia
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
...

Free Traffic Exchange