RTV Ora - Gjiknuri kërkon votë për stabilitetin: Dekreti i Presidentit, vrimë në ujë

2019-06-13 0

#rtvora
Socialistët vijojnë të pashqetësuar fushatën pavarësisht nga anulimi i dekretit për datën e zgjedhjeve.

Në Vlorë, sekretari për çështjet zgjedhore Damian Gjiknuri prezantoi kryetarin aktual të bashkisë Dritan Leli për një mandat të dytë.

Edhe në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri deklaroi se zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor.

Gjiknuri: Dekreti i presidentit është një vrim në ujë, nuk ka asnjë vlerë juridike.Sepse zgjedhjet përcaktohen njëherë dhe zgjedhjet nuk i kemi në dorë ne sa herë kemi qejf të ndryshojmë datë. Një votë për stabilitetin dhe që ky vend të mos kthehet më si më parë duhet ta bëjmë të gjithë. Çdo vlonjat! Mjaft ky vend ka vuajtuar dhe njerëzve që e kanë mbajtur peng duhet t' ju japim një mësim. Jo dhunës, jo djegies e jo Shqipërisë në udhëkryq. E kush më mirë se Vlora mund ta bëj këtë?!

Sipas Gjiknurit, koha e fjalëve ka mbaruar pasi vota në 30 Qershor është votë për integrimin e Shqipërisë.

Kandidati Dritan Leli foli për propjektet që do të realizohen në mandatin e dytë.

Leli: Në mandatin e ri do të mundësojmë rikonstruksionin e teatrit "Petro Marko" të Vlorës.Do ti rijapim vlerë muzeut më të rëndësishëm të Shqipërisë, Muzeut Kombëtar të Pavarësisë. Kemi miratuar pak muaj më parë edhe pjesën e parë të projektit të shëtitores pas tunelit në drejtim të Radhimës e Orikumit. Do të ndërtojmë korsi të dedikuara biçikletash për një aks me gjatësi 20 km.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjiknuri-kerkon-vote-stabilitetin-dekreti-i-presidentit-vrime-ne-uje
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz