Report TV -Veliaj: PS nuk ka ikur nga asnjë betejë, ja ku ndryshojmë ne me PD-në e Berishës

2019-06-12 0

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane Erion Veliaj theksoi se më datë 30 qershor qytetarët shqiptarë e kanë të qartë dallimin mes atyre që ndërtojnë shtet dhe atyre që si filozofi të tyre kanë dhunën. Duke folur në festën e 28 vjetorit të themelimit të PS, Veliaj tha se historia ka treguar se cila është forca që ka sjell më shumë progres vendit dhe cila përfaqëson dhunën.

?Kjo partia jonë, miqtë e mi të rinj ka pasur një moment ku vetëm dy vite pas themelimit të saj, kryetarin e kishte në burg. Nga ai që sot I bën çfarë të mundë Shqipërisë dhe ne ia respektojmë të drejtën e tij. Në vitin 93, kryetari I partisë sonë Fatos Nano ishte në burg, nuk ishte e e lehtë të ishe socialist në ato vite e megjithatë në vitin 94, ne ngadhnjyem ndaj referendumit të Sali Berishës. Ndonjëherë ne flasim vetëm të këqijat që ai apo ata i kanë bërë vendit; sot është koha të flasim për të mirat që PS i ka bërë vendit pas çdo sfide?, tha Veliaj teksa solli në vëmendje se si u dhunuan deputetët socialistët në vitin 96 nga policia e shtetit e cila pengonte çdo tubim demokratik. ?Në vitin 96, të ishe socialist nuk bëje dot një miting, në vitin 96 Policia e Shtetit jo vetëm që nuk lejonte në sheshin ?Skënderbej?, por të çonte vetëm tek Fusha e Zezë e Ali Demit, ishte I vetmi vend ku mund të bëhej miting në një cep të Tiranës. edhe aty valonte druri dhe huri. Kush mban mend nga ata që janë bashkëkohës, apo nga ju që jeni të rinj që mund t? I gjeni në internet fotot e Servet Pëllumbit, fotot e Erion Braçes, fotot e Blendi Gonxhes, fotot e shumë socialistëve të cilët tërhiqeshin zvarrë dhe ishte një moment ku ti ishe socialist ishte një akt jo vetëm patriotik por ishte një akt heroik?, u shpreh ai.

Free Traffic Exchange