Me ?Ecjen për liri? kanë vazhduar pasdite aktivitetet në Prishtinë. Ish-presidenti Clinton dhe ish-sekretarja Albright kanë ecur në këmbë nga hoteli ku qëndronin në qendër të Prishtinës deri te sheshi i quajtur Madeleine Albright, ku edhe u zbuluar busti i saj.
?Jam shumë e nderuar që të kem një bust në Prishtinë. Faleminderit shumë për këtë nder kaq të madh. Ky vend do të thotë shumë për mua?, tha ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.
Më pas së bashku vizituan edhe Bulevardin ?Bill Clinton?, afër shtatores së ish-presidentit Clinton ku u zbulua edhe pllaka me emrin e tij.
?Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua. Faleminderit për këtë pllakë që e keni vendosur këtu, sepse dëshiroj që çdo qytetar i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua. Dhe jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për veten, por për atë që kam bërë për tërë Evropën. Nëse i bindeni ligjit, nëse punoni shumë, do të mundet urrejtja përmes dashurisë. Kjo është porosia për Kosovën?, tha Clinton.
Ai u përshëndet me qytetarë të shumtë të cilët mbanin fotografi të para 20 vitesh kur kanë hyrë trupat e KFOR-it në Kosovë.
Tv Klan