Beogradi: Nderhyrja e NATO s, tragjike per serbet

2019-06-12 0

Në Beograd e cilësojnë ndërhyrjen e NATO-s si agresionin më të madh që i është bërë Serbisë.

Kështu ka qenë në sheshin e Prishtinës. Dita e hyrjes së forcave të NATO-s dhe njëkohësisht tërheqjes së forcave serbe, në Serbi e kanë quajtur krim. Shumica e mediave i kanë dhënë rëndësi ditës së 12 Qershorit duke vlerësuar se ish-udhëheqësit amerikanë u kthyen në vendin e krimit si gjithmonë. Bombardimet e NATO-s konsiderohen agresioni më i madh ndaj Serbisë.

Një konferencë krahason shtypin serb kur shkruan për lindjen dhe perëndimin. Kur flitet për BE-në, NATO-në dhe Perëndimin është negative. Rusia favorizohet në shtyp, por qytetarët rrallë shkojnë drejt Moskës.

"Plotësisht qëndrime negative kur bëhet fjalë Perëndimi në shtyp dhe tregojnë qëndrim pozitiv ndaj Rusisë, por nëse pyesni qytetarët janë shumë të paktë ata që duan të jetojnë dhe kërkojnë punë  apo shkollohen në Rusi. Shumica e njerëzve këtu duan të shkojnë në shtetet perëndimore dhe kjo nuk paraqet realitetin".

Në qendrën e medias është mbajtur një debat ku është thënë se për serbët kjo ditë ka qenë fillimi i eksodit. Këtu shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, ka ardhur për t'u takuar me anëtarët e organizatës së familjeve të viktimave. Gjuriç u tha se për serbët kjo periudhë ka qenë tragjike.

"Të gjithë këtu së bashku çojmë mesazhin për të gjithë ata që kanë mjaftueshëm zemër dhe shpirt dhe duan të dëgjojnë. Populli serb në Kosovë është popull që ka rënë dhe është viktimë, Serbia si shtet është viktimë e agresionit të cilës ende po i merret një pjesë e territorit".

Presidenti serb këtë vit e ka quajtur agresion intervenimin e NATO-së. Serbia kultivon thellë idenë kundër anëtarësimit në NATO dhe pro neutralitetit ushtarak pikërisht për shkak të fushatës 78 ditëshe. Kohëve të fundit i është kushtuar rëndësi forcimit të ushtrisë. Serbia është në partneritet me NATO-në dhe forcat amerikane të Ohajos. Kjo ditë nuk është komentuar shumë përveç ngjarjeve të Kosovës.

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, këtë ditë e ka zgjedhur të hap një fabrikë. Në fjalimin e tij nuk e ka përmendur Kosovën.

Tv Klan

Free Traffic Exchange