Report TV -Rama nuk tërhiqet nga shkarkimi i Metës: I papërgjegjshëm

2019-06-12 0

Ilir Meta ka kryer një akt të panjohur në historinë e qeverisjes së botës, firmos dhe çfirmos, sikur bota të hynte në logjikën e Metës që firma e cdo autoriteti të ishte e mundur të zhbëhej nuk do të kishte më shtet dhe rregull, dhe drejtim, por do të bëhej mbarë bota një rrumpallë e madhe. Prandaj kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar, pa përgjegjshmërie dhe që nuk mund as të pranohet dhe as të tolerohet. Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Presidentit për sa kohë fuqia e popullit sovran është te parlamenti dhe që parlamenti ka jo vetëm të drejtën, por detyrën të reagojë në emër të sovranit nëse Presidenti çmendet" tha ai.