Siguria ushqimore në zonat bregtare/ AKU rrit numrin e inspektimeve në prag të sezonit turistik

2019-06-12 4

Sigurimi i standardeve ushqimore vazhdon të jetë një sfidë, e sidomos në prag të sezonit turistik pasi shumë qytete të Shqipërisë do të jenë të mbushur plot me turistë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur intensivisht inspektimet në zonën bregdetare. Sipas AKU inspektimet më të shumta janë kryer në qarkun e Durrësit, Vlorës, ndërsa produktet që më së shumti janë sekuestruar jashtë standardeve ushqimore kanë qenë ato me prejardhje jo shtazore, specifikisht pijet e ndryshme. Drejtoresha e Shërbimeve në AKU Arsiola Dyrmishi tregon se vetëm gjatë sezonit turistik do kryhen 20% më shumë kontrolle në zonat bregdetare.

?Lidhur me kryerjen e planeve për sezonin turistik në fakt pritet një shumëfishim të numrit të inspektimeve, i cili shkon në vlerën 20% më shumë se gjithë vitet e kaluara. Kjo tregon gadishmërinë tonë për të garantuar sigurinë ushqimore në kuadër të sezonit turistik?, thotë Dyrmishi.

Shkeljet më të shumta janë konstatuar mbi kushtet higjeno-sanitare, dhe në raste të tilla ka pasur mbyllje të aktivitetit. Ndërsa shitja e produkteve jashtë datës së skadencës vazhdon të jetë një problematikë e vazhdueshme.

?Shkeljet janë klasifikuar sipas tipologjisë. Kemi pasur raste kur operatorët ushqimorë nuk kanë pasur dokumentacionin shoqërues për produktin. Ka pasur raste të produkteve jashtë afatit të përdorimit dhe nuk ka pasur vetëm masën me gjobë. Kemi pasur probleme me kushtet higjeno sanitare, dhe kemi marrë masa deri në bllokimin e aktivitetit?, shprehet Dyrmishi.

Produktet e shumta që tregtohen jashtë çdo standardi, e sidomos të produkteve që vijnë nga jashtë kanë rritur gatishmërinë e institucioneve për të kryer sa më shumë kontrolle. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë këtij viti ka kryer 115 inspektime më shumë nga vitet e kaluara.

Free Traffic Exchange