Pas Brukselit edhe Gjermania kërkon që zgjedhjet lokale në Shqipëri të mbahen sipas përcaktimeve të Kushtetutës duke u pozicionuar kundër vendimit të Presidentit Meta për anulimin e datës. Një delegacion gjerman që ndodhet në vendin tonë pas takimeve me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të politikës deklaroi në një konferencë për mediat se zgjedhjet duhet të mbahen në 30 Qershor dhe se partitë janë të lira të marrin pjesë ose jo, pra nuk janë të detyruara.
"Ky vend ka një Kushtetutë dhe Kushtetuta është baza e një shteti. Të paktën në Gjermani është kështu. Kushteto është baza e të gjithë institucioneve shtetërore dhe gjithsekush ka besim tek ajo që përcakton kushtetuta. Nëse kushtetuta parasheh që zgjedhjet do të duhet të zhvillohen në një moment të caktuar kohor, atëherë ato duhet të zhvillohen në këtë moment kohor. Vetëm në këtë mënyrë, këtë mund ta vendosin përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, duke u bazua në kushtetutë. Demokracia përfaqësuese është organi më i lartë demokratik i një vendi. Kjo është ideja që kam unë. Si demokrat unë mendoj që procesi zgjedhor përfaqëson konkurrencën midis partive politike.
Secila parti, ka të drejtën e saj për të marrë pjesë në këtë proces konkurrimi apo jo. Do të jenë zgjedhësit ata që do të vendosin se çfarë është bërë mirë apo keq. Zgjedhësit në shqipërim janë mirinformuar lidhur me të çfarë do apo s?do dikush. Nëse kjo është një krizë politike apo jo, këtë do ta tregojë e ardhmja. Nëse në datë 30 Qershor do të ketë zgjedhje në këtë vend, dhe kjo korrespondon me përcaktimet Kushtetuese, atëherë është në dorën e qytetarëve shqiptarë të vendosin se cfarë duan për të ardhmen e tyre. Procesi zgjedhor është proces konkurrimi dhe unë pres të marrin pjesë. Detyra e politikanëve është të përballen me problemet dhe të mos përdorin tymueset në rrugë për të realizuar qëllimet e tyre" deklaroi kryetari i delegacionit gjerman, Josip Juratovic.
Ai tha se në Shqipëri erdhën për të parë nga afër zbatimin e reformave që janë ndërmarrë, ndërsa shtoi se në vendimin për hapjen e negociatave do të ndikojë edhe situata politike në vend, prandaj kërkoi përgjegjshmëri nga të gjitha palët. "Situata aktuale do të luaj një rol në vendimmarrjen e KiE. Duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE janë parlamentet që vendosin për çeljen e negociatave, kemi nevojë të gjejmë sa më shumë argumente që të bindim që shqipëroi është pjesë integrale e Europës. Kjo është dhe bindja ime. Por, sigurisht që do të flasim hapur si europianë. Duhet ta themi qetësisht që jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziast për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së.
Edhe në Shqipëri apo rajon nuk janë të tërë entuziastë për një anëtarësim të mundshëm. Besoj i referohem këtu të gjithe atyre që kanë një llojë droje përkundrejt kapitujve 23, 24. Unë gjithnjë e kam thënë në bisedat e mia, dhe jam i bindur se integrimi në BE nënkupton para së gjithash ofrimin e shansit më tepër për demokratizimin e vendeve përkatëse. Shqipëria dhe i tërë...