12 dhe 13 qershori shënon festen e Shna Ndout, ku mijëra pelegrinë i drejtohen Kishës së Laçit në shenjë sakrifice, falenderimi dhe lutjeje për t?ju plotësuar dëshirat.
Me qëllim mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout, policia ka marrë një sërë masash. I gjithë rituali fetar përgjatë 24 orëve do të monitorohet nga forca të shumta policia, ndërsa është kufizuar disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 24:00. Gjithashtu në gatishmëri do të jenë dhe autoambulancat e spitalit të Laçit të cilët do të vendosen pranë ambienteve të kishës.
Në datat 12 dhe 13 qershor ky vend i shenjtë vizitohet nga afro 1 milion pelegrinë që vijnë nga të gjitha trevat shqiptare.
Sipas besimit të krishterë, një pelegrinazh i tillë praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës dhe lutjeje a falenderimi që i dërgohet shenjtorit Shna Ndou, i cili njëherësh bën edhe mrekulli. Lutjet në këtë vend të shenjtë thuhen se dëgjohen nga Shna Ndou, i cili bën mrekulli nga më të paimagjinueshmet.