Kosova po shënon 20 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s. Në manifestimin qendror në Prishtinë morën pjesë ish drejtuesit e SHBA-ve presidenti Klinton, ish sekretarja e shtetit Ollbrajt si dhe gjenerali Veslli Klark. Ata thanë se Kosovën në të ardhmen e shohin si vend anëtare e NATO-s.