#rtvora
Dita kombëtare e Rusisë u shënua përmes një aktiviteti të organizuar nga Ambasada përfaqësuese e Moskës në Tiranë.
Të ftuar ishin anëtarë të Shoqatës Shqipëri-Rusi si dhe përfaqësues të medias dhe trupi diplomatik në Tiranë.
Në fjalën përshëndetëse, përfaqësuesi i selisë diplomatike ruse në Tiranë tha se Shqipërinë dhe Rusinë e lidhin një sërë ngjarjesh historike, ndërsa shprehu keqardhje se në marrëdhëniet dypalëshe ruso-shqiptare nuk ka ndonjë përmirësim të dukshëm.
Aleksandër Karpushin: Ato janë krejtësisht të politizuara, ka mungesë të një arsyeje të shëndoshë dhe qasjes pragmatike. Në veçanti niveli i marrëdhënieve tregtare-ekonomike mbetet jashtëzakonisht i ulët, pothuajse nuk ekzistojnë kontaktet politike, vizita të nivelit të lartë.
Karpushin theksoi se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë plan të fshehtë për gjoja synimin e Rusisë për të forcuar ndikimin e saj në Ballkan në një kontekst negativ.
Më tej ai u bëri të ditur të pranishmëve se kjo ishte hera e fundit që e festonte këtë festë si Ambasador rus në Tiranë, pasi misioni i tij në këtë detyrë përfundoi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/festa-e-fundit-si-ambasador-ne-tirane-karpushin-i-keqardhur-nivelin-e-marredhenieve-shqiptaro-ruse
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz