Pasioni për gjuhën shqipe, studentja kineze reciton në Pekin 'Ti nuk lexon'

2019-06-11 4

Një studente kineze e cila studion për gjuhë shqipe në Universitetin e Pekinit ka surprizuar me një recitim. Në videon e siguruar nga Report Tv duket kur studentja reciton kuptueshëm në gjuhën shqipe një prozë poetike të Edison Ypit me titull 'Ti nuk lexon'.

Një video e veçantë ku duket se si një studente kineze ka nja pasion të madh për gjuhën e një vendi kaq të vogël si Shqipëria, ku kujtojmë se marrëdhëniet Kinë- Shqipëri kanë qenë jo të qëndrueshme edhe për shkak të largësisë së madhe dhe ndryshimit të kulturave. Dhe për më tepër tema e recitimit është tepër jetësore 'Ti nuk lexon'.

Rinia shqiptare njihet për mungesën e theksuar për mosleximin e librave. 1 milion shqiptarë nuk lexojnë asnjë libër në vit ndërsa kinezja e cila ndodhet mijëra kilometra larg Shqipërisë, jo vetëm lexon por reciton shqip.