Pa Gjurme- Live nga Londra/ Deshmitaret e Jehovait "fshehin" te mituren e trafikuar

2019-06-12 4

Pjesa e Parë e Pa Gjurmë Dt 11 Qershor Teuta Rrahmanit, sot 36 vjeç ndërsa në kohën kur u zhduk nga familja ishte vetëm 17-vjeçe. Hera e fundit që u pa ishte në banesën e xhaxhait të saj ku më pas u zhduket herët në mëngjes.

Sipas familjes dyshimet janë se Teutën e rrëmbeu një djalë nga Torpoja po këto mbetën vetëm dyshime. Ndërkohë informacione të reja vijnë në lidhje me zhdukjen e saj. Së fundmi ka dyshime të forta se ajo ndodhet në Londër, Angli. Korrospondenti nga Londra, Astrit Ferizi ka bërë me dije se ka marrë një dëshmi nga një zonjë e cila ka dhënë informacione se Teuta Rrahmanit ndodhet pikërisht në një zonë në qendër të Londrës.

Sipas gazetarit, Astrit Ferizi nga dëshmia që dha zonja, Teuta është strehuar tek Dëshmitarët e Jahovait.

"Informacionet i kam. Në atë vend nuk hapet ditë për ditë. Isha aty dhe takova një zotëri. Aty hapet vetëm gjatë festave. Këto ndihmojnë njerëzit që mbështeten tek ta. Por nuk japin informacion. Duhet të marrim një leje nga policia. Një zonjë kam komunikuar në lidhje direkte. Por ajo se ka qenë rastësisht për të parë se çfarë bëhet. Zonja ka thënë se kam qenë në rastit të krishtlindjeve dhe se kanë pre një tortë për të festuar 2019. Edhe ajo ka thënë se unë jam marrë nga Shqipëria kam një fëmijë dhe nuk mund të takohem me ta. Teuta mban emrin Vera. Godina është në "Ëest Ham" në qendër të Londrës. Kam takuar një avokat shqiptar. Dhe ai ka thënë se do të merret një vërtetim dhe leje për të bërë denoncimin un shkoj dhe e bëjë denoncimin në polici." ka deklaruar gazetari.