#rtvora
Protestat e opozitës do të zhvendosen në rezistencë në të 61 bashkitë e vendit. Vendimi është marrë në mbledhjen e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, ku është miratuar propozimi për Formimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal.
Gjatë diskutimeve kryetari i selise blu ka kundërshtuar idetë se kanë nisur bisedimet e fshehta me kryeministrin Edi Rama.
Burimet kanë theksuar se Basha u ka thënë deputetëve se nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës dhe se largimi i kryeministrit është kusht i panegociueshëm i opozitës.
Ndaj ai u ka kërkuar anëtarëve të këshillit të nisin takimet me shqiptarët për ti sqaruar situatën.
Në detyrat e vendosura Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë do të jetë hartimi i një platforme të ndryshimeve politike, kushtetuese dhe zgjedhore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kanale-te-fshehta-komunikimi-me-ramen-basha-sqaron-keshillin-kombetar
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz