Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur shkurt çdo qëndrimi që vjen nga Presidenti dhe opozita lidhur me anulimin e datës së zgjedhjeve. Ai vijon t?i qëndrojë bindjes se procesi elektoral për të zgjedhur drejtuesit lokalë do të mbahet më 30 Qershor. Këtë e ka bërë sërish me një postim në rrjetet sociale.
Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor?
? Edi Rama (@ediramaal) June 11, 2019
I pyetur për këtë pas takimit që pati me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate në Bundestag, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se Presidenti nuk ka asnjë shans të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve.
Zhvillimet në Shqipëri deputetët gjermanë i diskutuan edhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Lidhur me vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve ka reaguar edhe Departamenti i Shtetit. Në një koment për ?Zërin e Amerikës? një zëdhënës i departamentit tha se Uashingtonit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të Presidentit.
Tv Klan