Meta: Zero shanse për hapjen e negociatave pa zgjidhur krizën

2019-06-11 0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha të martën në një konferencë për shtyp nga Presidenca, se Shqipëria ka zero shanse për hapjen e negociatave pa zgjidhur krizën politike.

?Po jua them këtu juve dhe të gjithë shqiptarëve, zero janë mundësitë, pa e zgjidhë këtë krizë, jo vetëm për të çelë negociatat tani në fund të Qershorit, por as në Shtator, por edhe për shumë vite të tjera perspektiva europiane e Shqipërisë nuk dot ë duket në horizont. Unë këto i them me përgjegjësi, sepse jam zgjedhur për t?i thënë popullit shqiptar disa gjëra edhe të vërteta, kur të tjerët nuk ua thonë për arsyet e tyre.?

Meta tha se ?iniciativa e fundit kundër Presidentit është një shantazh, një presion, që i bëhet institucionit më të lartë të shtetit, kryetarit të shtetit, pse? Sepse bën një përpjekje për të dhënë mundësi që kolonat mbi të cilat ndërtohet Republika e Shqipërisë dhe Kushtetuta, të mos tronditen dhe të mos rrëzohen. Pluralizmi politik, zgjedhje të lira, uniteti i popullit e kështu me radhë.?

Kreu i shtetit tha se ka një dallim të madh mes zgjedhjeve dhe votimeve. Ai tha se votime ka pasur 45 vjet në Shqipëri, por jo zgjedhje,teksa dha një mesazh edhe për ndërkombëtarët.

?Në qoftë se ka ndonjë evropian, apo amerikan që do të shikojë dhe monitorojë zgjedhje të tilla (pa opozitë), le të shkojnë në Korenë e Veriut, të marrin vesh kur i kanë ata zgjedhjet se në Shqipëri zgjedhje të tilla nuk mund të ketë më. Njoftojini të gjithë, brenda dhe jashtë vendit, se këtu, ka ardhur pluralizmi politik që në Dhjetor 1990. Duhet t?i binden të gjithë vullnetit të popullit për bashkëjetesë demokratike dhe integrim europoian.? /tvklan.al