Pas protestës së banorëve të fshatit Trevllazër përpara ambienteve të Bashkisë së Vlorës për ndërtimin e rrugëve, kjo e fundit ka dalë në një reagim zyrtar.
Drejtori i urbanistikës Fatjon Devolli është shprehur se shumë shpejt do të nisi rehabilitimi i rrugës dhe qendrës së fshatit të tyre. Sipas Devollit vendimi është kaluar në këshillin bashkiak dhe brenda disa ditëve pritet të nisin punimet.
Banorët e fshatit Trevllazër në njësinë administrative Novselë në Vlorë protestuan ditën e sotme para bashkisë së Vlorës duke thënë se duan të ndërtohet një rrugë në fshatin e tyre.
Pasi qëndruan për disa momente përpara godinës së bashkisë ata u futën në ambientet e brendshme të saj duke brohoritur në kor për plotësimin e kushteve.