Dosja e 3. 4 milionë eurove, belgët kërkojnë dëshminë e Lulzim Bashës

2019-06-11 0

Prokuroria Belge, i është drejtuar me një letërporosi Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kur kërkon marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, si person që ka dijeni për ngjarjen e sekuestrimit të 3.4 milion eurove në portin e Durrës. Kjo kërkesë vjen në Shqipëri, pasi në Belgjikë prej disa muajsh kanë nisur hetime për 12 persona për akuzën e pastrimit të parave. Personat e proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj. Belgët janë vënë në dijeni në rrugë informale, se i pari që ka dhënë informacion për këtë çështje në sallën e parlamentit Shqiptar, ka qenë deputeti dhe kryetari i PD Lulzim Basha. Nisur nga kjo situatë prokurorët Belgë, kanë kërkuar nëpërmjet një letërporosie që prokuroria dhe policia shqiptare të marrin në pyetje Lulzim Bashën.

Pritet që në ditët në vijim kryedemokrati të japë shpjegime për 3.4 milion eurot që u gjetën në makinën ?Toyota Yaris? para disa muajve në Portin e Durrësit çështje, për të cilën, Lulzim Basha ka akuzuar një ditë para se ngarkesa të kapej, kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në këtë çështje, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar akuzat në emër të tij shpifje. Ndërkohë pak muaj më parë Belgët sollën në Shqipëri disa informacione përfshirë këtu dhe dëshmitë e disa personave. Përgjigjia që ka mbërritur nga Belgjika në prokurorinë Shqiptare, për çështjen e 3.4 milion eurove të bllokuara në portin e Durrësit, duket se nuk ndihmon shumë hetimet e akuzës. Kjo pasi nuk jep të dhëna për origjinën e parave por dhe për personin që ka futur në ?Toyota Yaris? shumën e 3.4 milion eurove. Shitësi i kësaj makine është identifikuar në Belgjikë dhe është marrë në pyetje nga autoritet e këtij vendi.

Gjatë marrjes në pyetje shtetasi Belg ka pohuar se nuk e njihte më parë personin që ia ka shitur makinën, pasi fillimisht kontakti me klientit është bërë nëpërmjet internetit dhe më pas është rënë dakord që të takoheshin nga afër për të parë dhe automjetin. Gjithmonë sipas dëshmisë së shtetasit belg, është takuar me klientin dhe më pas ka rënë dakord ti shiste automjetin shqiptarit. Për këtë çështje dy prokurorë shqiptarë, kanë shkuar në muajin dhjetor 2018 në Belgjikë duke marrë kontakt me palën belge dhe kanë kërkuar informacion mbi lëvizjet e dy kushërinjëve Alfred dhe Elvis Vladi. Hetuesit kanë marrë të dhëna edhe për sa i përket aktivitet kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit në Blegjikë, ku sipas përgjigjes nga policia e këtij vendi thuhet se ata nuk janë proceduar ndonjëherë në Blegjikë për asnjë vepër penale. Por ndryshe nga sa thonë autoritet belge, njëri nga kushërinjtë Vladi, Elvisi tre vite më parë është arrestuar në Londër për përfshirje në një grup kriminal i specializuar në trafikun e kokainës. Emri i Elvis Vladit është pjesë e një dosje gjyqësore për një grup të organizuar kriminal shqiptarësh të përfshirë të tregtinë e kokainës. Ky grup kriminal në vitin 2016 d...