Haradinaj: Taksa nuk e bllokon dialogun

2019-06-11 0

Me rastin e 20-vjetorit të operacionit të NATO-s që çoi në çlirimin të Kosovës, Shtetet e Bashkuara nxisin Prishtinën dhe Beogradin të lënë mënjanë retorikën ekstremiste, të përqëndrohen në njohjen reciproke dhe të heqin menjëherë pengesat ndaj përparimit të marrëveshjes.

Thirrja e Uashingtonit u përshëndet edhe nga kryeministri Rasush Haradinaj, i cili sqaroi se taksa 100% nuk ka synim të bllokojë dialogun.

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës: Taksa nuk është pengesë, kemi kërkuar një kornizë që është për njohje reciproke përfshirë edhe tregtia e lirë. Kërkesa e jonë përputhet me kërkesën e Shtëpisë së Bardhë që me u heq pengesat. Nuk është pengesë taksa, është mosgatishmëria.

Këshilli i Sigurimit në OKB ishte vendi i përplasjes së radhës mes Kosovës dhe Serbisë. Siç duket në këto pamje amatore, pas përfundimit të debatit, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç u shfaq tejet i nxehur me ambasadoren e Kosovës në Kombet e Bashkuara Vlora Çitaku.

Çitaku shfaqet indiferente dhe bisedon me ambasadorët e SHBA dhe Britanisë së Madhe, por kjo nuk e ndaloi Daçiç t?i quajë këta të fundit kolonizatorë.

Daçiç: Për çfarë kolonizim po flet? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur.

Reagimi i ashpër i Daçiç erdhi pas fjalës së ambasadores Çitaku në Këshill, në kujtim të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës në sajë të operacioneve të NATO-s.

Vlora Çitaku ? ambasadore e Kosovës në OKB :Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje secesioniste. Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit.

Ambasadorja Çitaku falenderoi edhe misionin e UNMIK-ut për punën në Kosovë, por theksoi se detyra e tij sot, pas 20 vjetësh, ka përfunduar.

Tv Klan