Stina e reshjeve ka ikur, por qytetarët nuk i kanë hequr çadrat, pasi është një nga mënyrat për t?u mbrojtur nga dielli i fortë dhe vapa e madhe.
I nxehti i këtyre ditëve është edhe më i padurueshëm në ambiente të hapura. Rritja e temperaturave është pasojë e të nxehtit afrikan që po prek vendin tonë.
Sipas sinoptikanëve muaji qershor ka shënuar 7 gradë mbi vlerat normale.
Edhe muajt e ardhshëm temperaturat priten të jenë të larta duke sjellë një verë të nxehtë dhe të thatë.
Reshje shiu do të shfaqen vetëm në zonat malore.
Tv Klan