http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 13 vende të Bashkimit Europian, mes tyre Italia e Austria, po hartojnë një letër drejtuar BE-së, ku kërkojnë çeljen e negociatave për antarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.Letra do t?i paraqitet ambasadorëve të BE-së në Bruksel të mërkurën dhe do të firmoset nga Estonia, Lituania, Letonia, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Malta.Sipas ?Europaktiv?, ?kjo nismë është një thirrje drejtuar Brukselit për hapjen e negociatave të zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Duke cituar zyrtarë nga këto 13 vende, theksohet se ?nisma gjithashtu është një formë presioni, që do të thotë se dilema nëse Bashkimi Europian ka apo jo nevojë për zgjerim, është artificiale dhe e gabuar.Nisma e 13 vendeve e bent e qarte se Shqiperia dhe Maqedonia e veriut kerkojne hapjen e negociatave jo integrimin.Komisioni Evropian ka rekomanduar zyrtarisht hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, por vendimi duhet të konfirmohet nga të gjitha vendet anëtare në Këshill.Në Gjermani, çështja e zgjerimit ka ndarë koalicionin qeverisës. CDU / CSU kundërshton një fillim të shpejtë të bisedimeve të paktën jo para muajit tetorit.Megjithatë Ministri per europen, Michael Roth, ka kerkuar qe negociatat te happen menjëherë pa humbur kohë.