Ndahen çmimet “Musine Kokalari”, fituesit nga Korça, Shkodra dhe Tirana

2019-06-11 6

Çmimi ?Musine Kokalari? për nxënësit më të mirë maturantë në tre seksione dygjuhësh, përkatësisht gjimnazi ?Ismail Qemali? në Tiranë, ?28 Nëntori? në Shkodër dhe ?Themistokli Gërmenji? në Korçë u ndanë në ambientet e rezidencës italiane. E pranishme në ndarjen e çmimeve, që mbështetet nga Ambasada e Italisë në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë për të tretin vit radhazi, ishte edhe mbesa e Musine Kokalarit, Linda Kokalari.

?Mbi të gjitha falënderoj ambasadën për këtë edicion të tretë, që është bërë një traditë edhe është krijuar një gjë shumë e bukur,që është ky çmim i titulluar Musine Kokalari. Do doja, që këta të rinjtë, që do të fitojnë këtë çmim ta njohin edhe të japin opinion e tyre, mbi të edhe mbi gjithçka, sepse këtë bënte ajo, lexonte, informohej edhe pastaj jepte opinion e saj?, shprehet linda Kokalari.

Edhe për ambasadorin e Italisë në Tiranë, është e rëndësishme që të gjithë të rinjtë, të cilët do të studiojnë në Itali të njihen fillimisht me jetën universitare të Musine Kokalarit.

?Mbase ndonjë prej tyre mund të shkojë edhe në La Sapienca, nuk i dihet, por kushdo që bën universitetin, është një etapë e thellë e ekzistencës sonë, prandaj është e rëndësishme, që libri autobiografik ?Jeta universitare në Romë? e Musine Kokalarit të lexohet?, shprehet ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo.

Tre nxënësit fitues që ishin përzgjedhur janë, nga shkolla ?Ismail Qemali? Ralf Lici. Fituesja tjetër e shkollës ?28 nëntorit? është Medina Hadrit. Ndërsa, nga shkolla e Korçës, ?Themistokli Germenji?, fituese u shpall Ina Metko.

Musine Kokalari është shkrimtarja e parë shqiptare. U diplomua në Romë, në vitet 1938 ? 41, pranë Universitetit La Sapienza. Pasi u kthye në Shqipëri, thuri ëndrra për vendin e saj. Por, regjimi komunist jo vetëm nuk e la që t?i realizonte, por edhe e përndoqi derisa u nda nga jeta në vitin 1983.

Free Traffic Exchange