Veliaj me FRESSH: Partitë e dëbuara ringrihen por jo qytetet - News, Lajme - Vizion Plus

2019-06-11 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me të rinjtë dhe të rejat e FRESSH-it, ku diskutoi mbi rëndësinë e aktivizimit të të rinjve në vendimmarrje.Veliaj theksoi se koha për të marrë vendime të rëndësishme për rininë është tani, ndërsa u shpreh se tregues i saj është se 30% e kanditatëve të PS në Këshillin Bashkiak janë të rinj dhe të reja.?Rinia nuk është e ardhmja, por e tashmja. Vendimi për të pasur 30% të rinj dhe të reja në Këshillin Bashkiak është sot, ndaj dhe vendimi për të pasur sipërmarrje rinore është sot dhe fillon sot?, tha ai gjatë takimit. Veliaj theksoi se për të rinjtë dhe të rejat, ky mandat si këshilltar duhet kuptuar si një mandat shërbimi ndaj qytetarëve. ?Shpresoj shumë që ky mandat i parë i të zgjedhurit direkt nga njerëzit për një detyrë publike të jetë realisht një mandat shërbimi. Pra, jemi thirrur që të shërbejmë, jo që të jemi shefa, as bosa, komandantë, gjeneralë, por për të shërbyer?.Veliaj shtoi se kjo shumicë i ka kushtuar një vëmendje të rinjve, angazhim që u mor edhe me Paktin për Universitetet.Kandidati socialist për Tiranën komentoi edhe situatën politike ne vend teksa tha se politikanë të rënë vakti, ky vend ka parë shumë, por qytete që shkrumbohen mezi e marrin veten.?Politikanë të rënë vakti ky vend ka pare shumë, por qytetet që shkrumbohen mezi e marrin veten. Një parti e lodhur, e dëbuar, e përbuzur, e mosvotuar, e merr veten sepse do vijë një brez tjetër dhe do të thotë gjëra më të mençura dhe do të distancohet nga Saliu dhe Luli me shokë. Por, një qytet mezi e merr veten sepse ka shumë punë për të ndryshuar. Një qytet nuk është vetëm infrastrukturë, por është kryesisht mentalitet?.