RTV Ora - Për ujë dhe rrugë, fshati Trevëllazër “pushton” bashkinë Vlorë

2019-06-11 0

#rtvora
Banorët e fshatit Trevëllazër u futen brenda ambienteve të bashkisë së Vlorës në një protestë për mungesën e ujit dhe infrastrukturës. Ata kërkuan një takim me kryebashkiakun Leli, i cili nuk ndodhej aty, ndërsa u larguan me paralajmërimin se protestat në kërkim të kushteve jetike do të përshkallëzohen.

"Duam ujë, duam rrugë!" Me këto thirrje dhjetra banorë të fshatit Trevllazër në Vlorë u futën brenda Bashkisë, pasi gjatë protestës para ndërtesës askush nuk u dha përgjigje për shqetësimin.

Ata kërkuan fillimisht takim me kryetarin Dritan Leli, por ai nuk ndodhej aty.

Ndaj pas debateve me punonjësit e policisë bashkiake dolën sërish në shesh.

Nga aty kërkuan vetëm ujë dhe rrugë.

Ata thonë se janë vetëm 4 kilometra rrugë që po i mbajnë peng dhe po u vështirësojnë jetesën, ndërsa Ujësjellësi nuk njeh investime prej gati tre dekadash.

Banorët e fshatit Trevllazër i dhanë fund protestës me paralajmërimin se e radhës do të jetë me e fortë dhe në vijim do ti përshkallëzojnë deri me bllokimin e autostradës, në rast se nuk marrin zgjidhje për kërkesat jetike, ujë dhe rrugë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/o-kryetar-dil-nga-zyra-duam-rruge-proteste-para-bashkise-se-vlores
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange