RTV Ora - Të enjten, Kuvendi 5 orë mocion me debat për shkarkimin e Presidentit Meta

2019-06-11 0

#rtvora
Pesë orë debat kanë menduar të zhvillojnë deputetët e mazhorancës në Kuvend për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Konferenca e Kryetarëve ka caktuar rreth 170 minuta kohë për deputetët socialistë dhe 130 minuta kohë për opozitën e re në seancën e ditës së enjte, ku do të diskutohet në lidhje me dekretin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Në draft rezolutën e hartuar tashmë nga socialistët dhe që pritet të votohet në fund të seancës së të enjtes veprimi i Presidentit konsiderohet nul.

"Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se akti i Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 ?Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore?, është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kapërcim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë".

Sipas socialistëve ky akt tenton të ndërhyjë drejtpërdrejtë në një proces që tashmë është në kompetencë të organit administrues të tij dhe si i tillë duhet shqyrtuar dhe vlerësuar nga organet e administrimit zgjedhor të parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Në fund të rezolutës maxhoranca i kërkon Presidentit të reflektojë.

"Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës".

PS e konsideron një moment historik për vendin këtë periudhë para vendimit për çeljen ose jo të negociatave me BE, ndaj edhe shprehet në këtë rezolutë se njeh të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por vlerëson se dialogu politik dhe institucional midis aktorëve politikë, parlamentarë dhe jo parlamentarë është rruga e vetme që njeh demokracia funksionale për bashkëjetesën politike dhe shoqërore.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/te-enjten-kuvendi-5-ore-debat-dekretin-e-presidentit-meta
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz