RTV Ora - Komplikacion gjatë lindjes, ekspertiza zbulon shkakun e vdekjes së Rexhina Debrovës

2019-06-11 4

#rtvora
Embolia amniotike, një komplikacion i rrallë gjatë lindjes, është konfirmuar nga ekspertiza mjekoligjore si shkaku i vdekjes së 25 vjeçares Rexhina Debrova, e cila vdiq pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë në maternitetin e Elbasanit.

Rreth një muaj nga ngjarja e rëndë në maternitetin e Elbasanit ku 25-vjeçarja Rexhina Debrova ndërroi jetë pasi lindi fëmijën e parë, ekspertiza mjekoligjore thotë se shkak u bë një komplikacion i rrallë gjatë lindjes.

Mjeku ligjor, Admir Sinamati, pas ekspertizës ka arritur në përfundimin se shkaku i vdekjes së shtetases Rexhina Debrova ka qenë embolia amniotike.

Një embolizëm amniotik i lëngjeve është një emergjencë e rrallë në lindje (obstetrike) në të cilën lëngu amniotik hyn në rrjedhën e gjakut të nënës për të shkaktuar një reagim serioz.

Ky reagim pastaj rezulton në kolapsin kardio-frymëmarrës dhe gjakderdhja masive (koagulopatia).

Nga ekspertiza mjeko-ligjore të kryer në trupin viktimës, rezultoi se gjithçka ka ndodhur për shkak të mpiksjes së gjakut.

Eksperti vlerëson se nga ekzaminimi mikroskopik i organeve u konstatua se prania e reaksionit eosinofilik në organe dhe edeme pulmonare akute.

Me herët edhe spitali i Elbasanit tha se shkak për ngjarjen e rëndë u bë mpiksja e gjakut, por familjarët e 25-vjeçares akuzuan mjekët për pakujdesi.

Për rastin, policia arrestoi kardiologun Mehmet Ibaj dhe reanimatorin Niko Thana, të cilët u liruan në Gykatë me masën "detyrim paraqitje".
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/komplikacion-gjate-lindjes-ekspertiza-rexhina-debrova-pesoi-emboli-amniotike
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange