E ndërsa ka nisur procedurën për shkarkimin e Presidentit, të enjten PS-ja pritet që të miratojë një rezolutë pas vendimit të kreut te shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Por për cfarë do të shërbejë kjo rezolutë? Taulant Balla i ftuar në Report Tv shpjegoi se 'Rezoluta që pritet që të miratohet u drejtohet institucioneve, janë detyra që u lihen institucioneve, detyra për të vijuar Kushtetutshmërinë' tha ai, pra që të vijohet me përgatitjet për 30 Qershorin.
Por cfarë parashikon rregullorja për shkarkimin e Presidentit dhe kur pritet qe te ngrihet gjykata Kushtetuese? "Menjëherë pas kësaj grupi i PS-së do të fillojë procedurat për t'i kërkuar Kuvendit shkarkimin. Hartohet kërkesa, i dërgohet Kuvendit, njoftohet Presidenti dhe më pas fillon një procedurë, Komisioni i Ligjeve vlerëson kërkesën, ngrihet komisioni hetimor.
Presidenti është në detyrë deri kur vendimi për shkarkimin e tij të certifikohet nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata në fund të korrikut do të jetë me anëtarë të rinj. Funksionaliteti mund të jetë në fillim të shtatorit" tha Balla.