Taulant Balla u shpreh sonte se Meta shkeli Kushtetutën me vendimin për anulimin e zgjedhjeve, por sipas tij kjo është një dëshirë e kreut të shtetit dhe mbetet këtu, pasi nuk ka fuqi ligjore. "Kemi njoftuar dhe procesi do të marrë kohën e përcaktuar nga Kushtetuta dhe ajo që kemi institucionalizuar, nevojën që Kuvendi, institucioni më i lartë prej të cilit zgjidhen të gjitha autoritetet e tjera, nga Presidenti dhe cdo tjetër. Për fat të mirë ia kemi hequr Kuvendit, zgjedhjen e gjyqtarëve. Por nuk ka sot në Shqipëri një jurist me mend në kokë që të japë të drejtë Presidentit Meta për atë akt që ka bërë, pasi nuk mund të quhet dekret, pasi nëse do të quhej i tillë do të quhej ç'dekret. Këtu e tetë muaj më parë Presidenti thirri partitë për të konsultuar datën e zgjedhjeve, isha unë nga PS-ja dhe me të gjithë të tjerët kishim propozimet me zgjedhjet. Për kujtesë, unë kam propozuar datën 9 Qershor, pas kërkesës së shoqatës së turizmit, por Meta respektoi kërkesën e opozitës, datën e fundit të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Në të gjitha rastet shtyrja është bërë pas një marrëveshje politike.
Si në2017, por edhe në 2007 kur marrëveshja është bërë në Presidencë nga të gjitha forcat. Ajo që ka ndodhur sot. Meta e di që akti i sotëm nuk ka lidhje me Kushtetutën. Presidenti nuk ka të drejtë që të ç'dekretojë. Pas debatit do të ketë një rezolutë, një dokument qartësues. Sot KQZ-ja nuk e ka marrë në konsideratë sepse Kushtetuesja e ka qartësuar këtë rast, nuk shkon për t'u sqaruar në këtë gjykatë, pasi janë akte administrative, por atakohen në Kolegj Zgjedhor apo gjykatë Administrative. Faza e parë e vendimmarrjes është KQZ-ja. Meta kishte nga 4-5 javë që vine vërdallë lokaleve të Tiranës dhe thoshte do të bëj këtë dekretin. Madje e kishte thënë edhe publikisht që po shqyrtonte mundësinë për këtë. Ky zotëria nuk ka të drejtë ta bëjë, mund ti hyjë vetja në qejf dhe një ditë të shpallet mbret, apo do të thotë të anulohen zgjedhjet në Puglia! Ky zotëria ka të drejtë vetëm të dekretojë datën e zgjedhjeve dhe kaq. Nesër Presidenti mund të nxjerrë një dekret për ç'emërimin e ministrave. Ajo që ka bërë Presidenti sot, është ka shprehur një dëshirë, por kjo mbetet në nivelin e dëshirës" tha Balla.