Ohër, rrahje së seancën e Këshillit të Komunës

2019-06-11 0

Në Ohër, një këshilltar i BDI-së e ka rrahur këshilltarin e Besës. Integrativisti ka tentuar që me grushte dhe shqelma të bindë kolegun e tij që t?i bashkëngjitet shumicës dhe të votojë për rishikimin e buxhetit të komunës që ka qenë në rend dite në seancën e këshillit. Këshilltari i Besës pas tentimit për integrim ka përfunduar në spital. Shumica në pushtet heshtë lidhur me incidentin, ndonëse të gjithë kanë qenë të pranishëm në sallë. Policia është duke zbardhur rastin.