RTV Ora - Gjobë deri në 6 muaj burg kush vret kafshët

2019-06-11 2

#rtvora

Personat që vrasin apo keqtrajtojnë kafshët do të dënohen me burg deri në 6 muaj. Kjo masë e miratuar në parim nga Komisioni i Ligjeve përbën lehtësim te penaliteteve të parashikuara nga nisma e 20 mijë qytetarëve të cilët kishin kërkuar heqje lirie deri në dy vjet për autorët e këtyre veprave. Ndryshimet në Kodin Penal që do i paraqiten Kuvendit për miratim.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar zbutjen e ndjeshme të dënimit për keqtrajtimin apo vrasjen e kafshëve në krahasim me propozimet që përmbante nisma e 20 mijë qytetarëve për projektligjin e ndryshimeve në kodin penal.

Komisioni miratoi në parim dënimin nga gjobë deri në 6 muaj burg për personat që vrasin kafshët, ndërkohë që në nismën fillestare kërkohej një penalitet deri në 2 vjet heqje lirie.

"Kur vepra penale ka ardhur si pasojë vdekja e kafshës dënohet me burgim deri në 6 muaj"

Por, ky propozim u prit me kundërshtim nga përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e kafshëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjobe-deri-ne-6-muaj-burg-kush-vret-kafshet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz