Propozim-ligji mbi planifikimin urban të propozuar nga qeveria është i mbushur me parregullsi dhe nuk do ta eliminojë korrupsionin. Këto dhe shumë vërejtje të tjera dolën nga debati i parë publik i ekspertëve të ndërtimtarisë dhe atyre të mjedisit. Qëllimi i tyre është të gjejnë një zgjidhje ligjore cilësore, që do të vendosë rend në kaosin e ndërtimit urban në vend.