Borchardt: Anulimi i zgjedhjeve, ceshtje e brendshme

2019-06-11 0

Vetëm pak minuta pas takimit të Kryeminsitrit Edi Rama me ambasadorët e vendeve të BE në vendin tonë,  ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt i pyetur për shfuqizimin e dekretit të Presidentit Meta për zgjedhjet, ua la përgjegjësinë klasës politike dhe institucioneve të vendit.

"Kjo është çështje e brendshme e Shqipërisë dhe tashmë  kjo është bërë çështje e debatit të brendshëm. Prandaj unë jam i bindur që institucionet shqiptare do të gjejnë se kush e ka argumentin më të mirë ligjor".

Të njëjtën përgjigje Borchardt dha edhe për nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

"Është një çështje e brendshme e Shqipërisë për të vendosur, që i takon Parlamentin, Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese. Institucionet shqiptare janë ato që do të marrin një vendim".

I pyetur nëse duhet të ketë zgjedhje në 30 Qershor, Borchardt thotë se janë pyetje të vështira dhe me pamje të ndryshme ligjore, që do të shihet në vazhdimësi.

Tv Klan