http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 90 minuta ka zgjatur takimi i kryeministrit Rama me ambasadorët e Bashkimit Eurpianë në Tiranë dhe të ngarkuarën me punë të SHBA, Leyla Moses-OnesMenjëherë pas mbylljes së mbledhjes së kryesisë së PS, Rama kërkoi njta takim me të derguarit e BE. Takimi erdhi fill pas vendimit të presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet vendore të 30 qershorit.Rreth orës 11:00 ambasadorët u panë të hynin në zyrën e kreut të qeverisë.Deri më tani ende nuk dihet fokusi I bisedës mes Ramës dhe trupës diplomatike.Vendimi i Metës për të shfuqizuar dekretin e zgjedhjeve ka bërë që PS të nisë procedurat për të shkakruar kreun e shtetit nga detyra, ndërsa kryeministri Rama ka theksuar në mbledhjen e Kryesisë se zgjedhjet do të bëhen dhe se nuk I ndalon askush.