ër një orë e 30 minuta kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje urgjente me ambasadorët e akredituar në Shqipëri. Takimi u mbajt në kryeministri, dhe erdhi menjëherë pas konferencës së jashtëzakonshme të Presidentit Ilir Meta që firmosi shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve, anulimin e tyre pa afat, dhe caktimin sipas tij të një date të re me marrëveshje politike.
Në takim ishin ambasadori i BE-së Luigi Soreca, e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones dhe ambasadorët e vendeve kryesore të BE.Ndërkohë që më herët, në orën 10:00 ambasadorët zhvilluan një takim urgjent në zyrën e kryediplomatit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.