Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Bernd Boschardt thotë se deklarata e Presidenti Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet është çështje e brendshme, dhe nëse do të ketë apo jo zgjedhje më 30 qershor, kryediplomati thote se do të jenë institucionet shqiptare që do të zgjedhin se cila palë ka argumentet më të mira ligjore.
Ai thotë se çfarë po ndodh është çështje e brendshme e Shqipërisë, mes parlamentit, Kushtetutës, dhe më pas Gjykatës Kushtetuese. Ambasadori i OSBE-së u pyet nga gazetarët edhe për protestat e opozitës joparlamentare, ku tha se përgjegjësia për dhunën në tubime bie vetëm mbi organizatorët.
Deklarata e Metës
"Javën që kaloi kryesia e radhës së OSBE tha në Tiranë bëri një deklaratë shumë të fortë, kur tha se zgjedhjet janë çështje e brendshme e Shqipërisë. Jam besimolotë se institucionet shqiptare do të gjejnë se kush e ka argumentin më të mirë ligjor.
Protestat
Ne kemi thënë shumë qartë që protestat dhe ngritja e zërit është e drejtë demokratike dhe këto përgjegjësi i kalojnë atyre që organizojnë këto protesta. Kanë përgjegjësi për dhunën e organizuar.
Shkarkimi i Presidentit
Kjo është cështje e brendshme në Shqipëri, mes parlamentit, Kushtetutës, dhe më pas Gjykatës Kushtetuese